OBSH : Pandemia mund të vihet nen kontroll brenda disa muajve

 

Bota mund ta vërë nën kontroll pandeminë globale COVID-19 në muajt e ardhshëm, por me kusht që ajo të shpërndajë burimet e nevojshme në mënyrë të drejtë, kështu u shpreh kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sidoqoftë, ai gjithashtu shprehi shqetësim për “shkallën alarmante” në të cilën COVID-19 po përhapet tek mosha 25-59 në mbarë botën, ndoshta për shkak të varianteve shumë më ngjitëse.

“Ne kemi mjetet për ta sjellë këtë pandemi nën kontroll brenda disa muajsh, nëse i zbatojmë ato në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë”, tha kreu i OBSH-së, Ghebreyesus, raporton Reuters.

/RTV-Okarina/