Biden i dërgon letër Presidentes së Kosovës, i premton vaksinat antiCovid

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka dërguar një letër presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këtë letër, ndër të tjera, presidenti më i fuqishëm botëror i ka premtuar vendit tonë ndihmë në rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19.

 

 

“Presidenti Biden i është përgjigjur edhe kërkesës së Presidentes Osmani që SHBA-të të ndihmojnë me vaksina, bazuar në letrën e saj të 19 marsit. Presidenti Biden ka potencuar se me shtimin e sasisë së vaksinave, SHBA-të do të punojnë me partnerët për shpërndarjen e tyre dhe se ekipi i tij do të jetë ne kontakt me Presidenten Osmani për realizimin e synimit të tillë”, thuhet ndër të tjera.

 

\RTV-Okarina\