Vitia nënshkruan Udhëzimin Administrativ për blerjen e vaksinave nga Pfizer

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për vaksinat anti-Covid. Sipas këtij dokumenti, vaksinat duhet të kenë miratimin e EMA-së ose FDA-së. Ky UA i hap rrugë blerjes së vaksinave nga kompania Pfizer .

Udhëzimi Administrativ 01/2021 ka hyrë në fuqi ditën e djeshme më 19 prill. Ndryshimet janë bërë me kërkesë të kompanive ndërkombëtare të cilat prodhojnë vaksina, sikurse Pfizer dhe Biontech, të cilat nuk kanë pranuar të kenë përfaqësues në vendet ku dorëzohen vaksinat.

 

 

Udhëzimi Administrativ për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2015, Autorizimi për Marketing për Produktet Medicinale i cili i hap rrugë sjelljes së vaksinave anti-Covid në Kosovë, është nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia .

UA mundëson palëve kontraktuale që të marrin me kush ose emergjent Autorizim Marketingun për vaksinat kundër Covid-19, duke përjashtuar dispozitat e Udhëzimit Administrativ 01/2015. Ky i fundit në Nenin 6 përcakton që AM lëshohet me kusht që çdo person juridik apo koorporatë duhet të ketë të regjistruar biznesin në Republikën e Kosovës.

 

/RTV-Okarina/