Dreshaj: Vitia të ftohet për të dalë para Komisionit të Shëndetësië

 

Gjatë javës së kaluar, në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi, anëtarët e këtij komisioni ishin dakorduar që të ftohet për raportim Ministri i Shëndetësisë, rreth çështjes së vaksinave.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak se kryetarja e këtij komisioni e cila vie nga e njëjta parti sikurse ministri Vitia, nga Lëvizja Vetëndosje, raportimin e ministrit e ka shtyrë për javën e ardhshmë pa ndonjë shpjegim.

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, i ka bërë thirrje kryetares së Komisionit për Shëndetësi, që ta ftojë me urgjencë ministrin Vitia, për të raportuar për paqartësitë që janë duke ndodhur rreth sigurimit të vakainave.

“E ftoj kryetaren e Komisionit që me urgjencë ministri Vitia të vjen e të raportojë për paqartësitë e mëdha rreth sigurimit të vaksinave, kjo është nevojë urgjente.

Kuvendi duhet ta dijë të vërtetën”, është shprehur Dreshaj.

 

 

Postimi i plotë i Dreshajt:

Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Shëndetësi, u dakorduam që sot me datë 19 prill, duke filluar nga ora 10:00, të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit, ku i ftuar për raportim do të ishte Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Krejt kjo ndodh përkundër faktit që pandemia është në vlugun e saj, çdo ditë shënohen qindra raste të reja dhe çdo ditë po merr dhjetëra jetëra njerëzish në Kosovë.

E ftoj kryetaren e Komisionit që me urgjencë ministri Vitia të vjen e të raportojë për paqartësitë e mëdha rreth sigurimit të vaksinave, kjo është nevojë urgjente.

Kuvendi duhet ta dijë të vërtetën!

\RTV-Okarina\