Zyra e Prokurorit të Specializuar e vlerëson të domosdoshëm mbajtjen në paraburgim të kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj, raporton Gazeta Express.
Këtë qëndrim, kjo zyrë ia ka shprehur edhe gjykatësit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, i cili paraprakisht konsideron se dyshimi se të akuzuarit kanë kryer veprën penale kundër administrimit të drejtësisë brenda jurudikisionit të Dhomave të Specializuara është i bazuar. Në parashtresën e ZPS-së, thuhet se gjykatësi kishte gjetur bazë të besueshme se Gucati dhe Haradinaj përbëjnë rrezik të arratisjes, pengimin e procedurave penale dhe përsëritjen e veprave penale.
ZPS konsideron se këto gjetje të gjykatësit qëndrojnë ende. Mbi këtë, nga kjo zyrë argumentojnë se krerët e OVL-së duhet të mbahen edhe më tutje në paraburgim.
Më 26 shtator të vitit 2021, me urdhër të Gjykatës Speciale u arrestuan dy krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj. Ata akuzohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
\RTV-Okarina\