Në sy të fëmijëve babai i tyre vret gruan me çekiq

 

Një krim tejet i rëndë në një familje emigrantësh shqiptarë ka ndodhur pasditen e së dielës në qytezën Pove del Grappa në provincën e Vincezas në Itali.

51-vjeçarime nënshtetësi shqiptare, Gëzim Alla ka dhunuar për vdekje me çekiç bashkëshorten e tij 39 vjeçe, Dorina Alla.

Pas vrasjes, 51-vjeçari shqiptar ka telefonuar policinë, ku ka pranuar krimin dhe është dorëzuar tek forcat e rendit.

Çifti shqiptar kishte dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç që në momentin e krimit ndodheshin në banesë.

Ende nuk është zbardhur shkaku i vërtetë i krimit, por në hetimet e para motivet janë të dobëta e rrjedhë e një grindje mes bashkëshortëve që ka degjeneruar në një dhunë deri në vrasje.

 

 

Prej viti 2017 familja shqiptare ishte transferuar në komunën Pove Del Grappa e autori i vrasjes punonte si murator, shkruan ora.

Fqinjët rrëfejnë për mediat lokale se ishte një familje e qetë dhe e rezervuar.

Fëmijët e mitur për momentin janë marrë në kujdesje nga disa familjarë që jetojnë në Itali.

/RTV-Okarina/