Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka pohuar që do ta vendos në zyrën e tij fotografinë e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Përveq kësaj, Gazmend Muhaxheri është pyetur se cilat nga fotografitë e presidentëve i mban në zyrë.
Ai tregoi duke thënë se e mban fotografinë e ish-Presidentit, Rugova dhe presidentit të mëhershëm, duke mos e përmendur emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Jo, jemi duke e pritur fotografinë zyrtare të presidentes. Aktualisht e kam të presidentëve të mëhershëm, të presidentit Rugova. Ashtu ka shkuar, e kanë dërgu në kornizë fotografinë e presidentit të mëhershëm dhe ne e kemi vendos”.
/RTV-Okarina/