Anton Quni, deputeti i LDK-së, ka reaguar pas ngjarjeve të sotme ku policia në mëngjes shkoi në redaksinë e “Insajderit” për të intervistuar drejtorin Parim Olluri lidhur me hulumtimin e publikuar për vaksinat.
Quni ka thënë se java e përmbyll me linçimin ndaj mediave, e që sipas tij ky është vetëm fillimi dhe s’është parë gjë akoma.
“Për një javë. Java nisi me zhvatjen e 1.4 milion eurove nga kompanitë fantome në Prizren, vazhduan me mbylljen e zyreve të partive politike në Prizren, dhe për fundjavë u munduan të linçojnë dhe frikësojnë mediat kinse për “mbrojtje të sekretit shtetëror”. Ky është vetëm fillimi. Ende asgje skeni parë. Ngrite zërin, mos hesht”, ka shkruar Quni.
\RTV- Okarina\