Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë të ditur lidhur me vrasjen e rëndë në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë se i dyshuari ishte me një zyrtar policor jashtë detyrës, i cili nuk është kryerësi i vrasjes.
Një person ka mbetur i vrarë ndërsa dy të tjerë janë plagosur, njëri prej të cilëve ishte kalimtar i rastit.
“Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se sot rreth orës 11:30 si pasojë e një konflikti të çastit në Tregun e Gjelbërt në Mitrovicë, një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, njëri prej të cilëve ishte kalimtar i rastit.
I dyshuari për këtë rast është arrestuar nga policia dhe është ndaluar me vendim të prokurorit.
Të plagosurit janë dërguar për trajtim të mëtejmë në Spitalin e Mitrovicës, ndërkaq trupi i të vrarit me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Prokuroria njofton opinionin se me të dyshuarin ka qenë edhe një zyrtar policor jashtë detyrës, por sipas informacioneve të para i njëjti nuk është kryerësi i vrasjes.
Rasti është kualifikuar si “Vrasje e rëndë”, dhe është duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit në koordinim me Njësitin e Hetimeve Rajonale të Policisë në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.
\RTV- Okarina\