14 të vdekur dhe 520 të infektuar me Covid-19

 

Gjatë 24 orëve të fundit, 520 kosovarë janë infektuar me Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket gjendjes me COVID-19, ku krahas infeksioneve janë regjistruar edhe 14 raste vdekjesh dhe 646 persona të shëruar.

 

 

 

Më këto të dhëna, që nga rasti i parë, në Kosovë janë konfirmuar 100 655 raste te të infektuarve, 2 053 raste të vdekjes, derisa numri total i të shëruarve deri më sot është 85 842.

/RTV-Okarina/