Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shprehur ngushëllime familjes Tahiraj me rastin e vdekjes së 28-vjecarit nga Komorani, Albesian Tahiraj.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e të riut, Albesian Tahiraj. Në emrin tim dhe të komunës së Drenasit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Tahiraj, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur”, ka thënë mes të tjerash kryetari Lladrovci.
Ngushëllime familjes Tahiraj!
\RTV-Okarina\