Merkel: Gjermania po përballet tashmë me valën e tretë të infeksioneve dhe punëtorët shëndetësorë po qajnë për ndihmë

 

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka nxitur parlamentin e Gjermanisë që të aprovojë ligjin e ri I cili obligon liderët rajonalë që të imponojnë orë policore dhe karantina sapo rastet me koronavirus të mbërrijnë në një nivel të caktuar.

“Për fat të keq, më duhet ta them sërish: situata është shumë serioze, shumë serioze dhe ne të gjithë duhet ta marrim seriozisht,” tha Merkel gjatë sesionit parlamentar këtë mëngjes.

 

 

Merkel tha se Gjermania po përballet tashmë me valën e tretë të infeksioneve dhe se punëtorët shëndetësorë po qajnë për ndihmë.

“Kujdesi intenziv shëndetësor po çon thirrje pas thirrjesh për ne – kush jemi ne t’i injorojmë këto thirrje?” – tha Merkel, raporton BBC.

\RTV- Okarina\