Finlanda ka bërë të ditur se do të lejojë hapjen e restoranteve nga java e ardhshme, pasi që kishte një rënie të rasteve me COVID-19, gjatë muajit të kaluar.
Qeveria ka thënë se do të zbatohen kufizimet për orarin e punës, shitjen e alkoolit dhe numrin e klientëve që do të kenë brenda në restorante.
Ndërsa rajonet përreth kryeqytetit Helsinki dhe disa zona të tjera që ende janë duke u përballur me epideminë, restorantet do të lejohen të punojnë me gjysmë kapacitet, pasi do të jenë të hapura deri në ora 19:00 si dhe alkoolin do ta servojnë deri në ora 17:00.
Qeveria finlandeze, të premten, gjithashtu vendosi që Finlanda të bëjë përkohësisht më shumë vaksinime në zonat ku virusi po përhapet më shpejt.
\RTV- Okarina\