Kryetari Jashari nderon dëshmorin Fehmi Kerolli dhe martirët e lagjes 3 të Skenderajt

 

Kryetari i Komunës së Senderajt, Bekim Jashari së bashku me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asamblistë, drejtorë komunalë, familjarë të dëshmorëve e martirëve, bënë homazhe tek varri i dëshmorit Fehmi Kerolli, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, në 22 vjetorin e rënies heroike.

Po ashtu bënë homazhe e nderime edhe tek varret e martirëve të lagjes 3 të Skenderajt, të cilët 22 vite me parë u  ekzekutuan nga kriminelët serb.

 

 

Para të pranishmëve, kryetari Jashari, deklaroi që e kemi për obligim të jemi të bashkuar në mënyrë që të jetësojmë amanetin e të rënëve për Lirinë e Kosovës.

“Dëshmorët dhe martirët e Lirisë janë nderi dhe krenaria jonë e përjetshme.

Lavdi gjithë të rënëve në altarin e lirisë!”, shkruan ndër të tjera Jashari.

/RTV-Okarina/

 

Së bashku me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asamblistë, drejtorë komunal, familjarë…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Friday, April 16, 2021