Kombëtarja e Anglisë në grupmoshat U21 ka mbetur pa trajner, pasi zyrtarisht ka larguar nga posti Aidy Boothroyd.
Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Anglisë (FA) përmes rrjeteve sociale.
“Ne mund ta konfirmojmë, se trajneri Aidy Boothroyd është larguar nga Kombëtarja pas pesë viteve si pjesë e kësaj organizate”, shkruhet në njoftimin e FA.
Boothroyd dështoi t’i kualifikonte ‘Tre Luanët’ në Kampionatin Europian. Kjo ishte arsyeja e vetme që 50-vjeçari largohet nga Anglia.
/RTV-Okarina/