Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej 63 aktakuza, kundër 66 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) persona të dyshuar dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, në Fushë Kosovë, ka ndodhur një vdekje e dyshimtë. Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, trupi i pa jetë është dërguar për obdukim.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjtit ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave. Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje për 48 orësh, si dhe, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tetë (8) personave të pandehur, si dhe, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
/RTV-Okarina/