Zyrtarëve të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë u sekuestrohen 17 700 euro dhe shumë gjësende tjera

 

Dje janë arrestuar 12 zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, nën dyshimin që kanë keqpërdorur pozitën dhe kanë marrë e dhënë ryshfet.

Siç bëhet e ditur në raportin policor gjatë kontrollimit në zyrën  e tyre dhe në dymbëdhjetë lokacione tjera, u janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: 17.700 euro, gjashtë pushkë gjuetie, dy pistoleta, tetë karikatorë, pesëdhjetë e katër fishekë të kalibrave të ndryshëm, shtatëmbëdhjetë telefona mobil, një çekan për damkosje dhe disa materiale tjera (fletore gjepi, fletë-paraqitje, bllok evidence, raporte, formular të ndryshëm).

“ Me vendim të prokurorët, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.