8 të vrarë dhe shumë të plagosur nga sulmi në postën FedEx

 

Tetë persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga një sulm i armatosur në Indianapolis.

Sulmi dyshohet se është kryer nga një person i vetëm në zyret e postës së shpejtë, FedEx.  Identiteti dhe motivi i personit nuk janë bërë të ditura, pasiqë vrasësi më pas ka bërë vetvrasje.

 

 

Dyshohet se personi në fjalë ka shtënë me armë në turmë, për të vrarë veten pak minuta më pas.

/RTV-Okarina/