Nagavci: Nga e hëna të gjithë nxënësit rikthehen në bankat shkollore

 

Minsitrja e Arsmit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se nga e hëna të gjithë nxënësit do të rikthehen në bankat shkollore.

Ajo tha se mësimi do të vazhdojë pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla.

Nagavci bëri të ditur se gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e godinave shkollore.

“Nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla.

Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kemi marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore.

 

 

Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë.

Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtij vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e godinave shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve.

Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë.

Shëndet e suksese!”, ka thënë ajo.

/RTV-Okarina/