Ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, ka publikuar një komunikatë që sipas tij është në emër të ish anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Geci thotë se kjo komunikatë është dërguar nga ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në emër të ish anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të cilët thuhet se ndiejnë keqardhje që nuk janë distancuar dhe nuk kanë kërkuar falje më herët për Komunikatën Nr. 59.
“Kjo komunikatë për shtyp është e shkruar me datën 27.12.2018 ndërsa me datën 11 shkurt 2019 Hashim Thaçi më ka kërkuar edhe ndjesë publike përmes Radio Televizionit të Kosovës-RTK”.
“Në këtë komunikatë për shtyp vetë anëtarët e pranojnë se për 20 vite kam qenë i lëndar moralisht, shpirtërisht unë dhe familja ime ndërsa unë kam qenë edhe fizikisht i plagosur”, ka shkruar Geci.