12,900 raste aktive me coronavirus në Kosovë

 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 100.135 raste nga 490.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.039 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.196 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.900.

 

 

Ndërsa, sot do të fillojë edhe vaksinimi i personave nga mosha 75-79 vjeç si dhe ata me sëmundje kronike.

\RTV-Okarina\