Mbi 100 mijë raste te të infektuarve me Covid-19 në Kosovë

 

Gjatë 24 orëve të fundit, 599 kosovarë janë infektuar me Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket gjendjes me COVID-19, ku krahas infeksioneve janë regjistruar edhe 17 raste vdekjesh dhe 868 persona të shëruar.

 

 

Më këto të dhëna, që nga rasti i parë, në Kosovë janë konfirmuar 100 mijë e 135 raste te të infektuarve, 2 039 raste të vdekjes, derisa numri total i të shëruarve deri më sot është 85 196.

/RTV-Okarina/