Kryetari Jashari nderon 5 martirët e Klinës së Mesme

 

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asamblistë komunalë, familjarë të dëshmorëve e martirëve, ka nderuar 5 martirët e Klinës së Mesme duke bërë homazhe tek varret e tyre që ranë 22 vite me parë.

 

 

“Para të pranishmëve  deklarova se e kemi për obligim që të jemi të bashkuar në mënyrë që të jetësojmë amanetin e të rënëve për Lirinë e Kosovës.

Dëshmorët dhe martirët e Lirisë janë nderi dhe krenaria jonë e përjetshme.”, shkroi ndër të tjera Jashari.

Postimi i plotë:

Së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asamblistë, familjarë të dëshmorëve e martirëve, bëmë homazhe tek…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Thursday, April 15, 2021