Kuvendi i Kosovës ka shpallur tender në vlerë 200 mijë euro për shërbime të hotelerisë.
Përmes njoftimit për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, është bërë me dije se kohëzgjatja e kontratës është për 36 muaj.
Në kontratë thuhet se këto mjete janë ndarë për furnizim me pije të nxehta dhe të ftohta (gjithsej 13 artikuj) dhe furnizim me artikuj ushqimor (gjithsej 27 artikuj).
Kompanitë e interesuara për ta kryer këtë furnizim kanë afat që t’i dorëzojnë ofertat e tyre deri më 26 maj 2021, në orën 14:00.
“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për kontratë”, thuhet në njoftimin për kontratë.
\RTV-Okarina\