Promovohen strajcat e ripërdorshme, të punuara nga personat me nevoja të veçanta

 

“Handikos” dhe The Balkan Forum kanë nisur kampanjën “Thuaj Jo Qeseve të Plastikës”, ku në sheshin “Skënderbeu” dhe “Nënë Tereza” në Prishtinë përmes një aktiviteti simbolik zyrtarisht kanë prezantuar strajcat e ripërdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me aftësi të kufizuara.

Drejtori i “Handikos”, Afrim Maliqi tha se kampanja për qëllim ka mbrojtjen e mjedisit përmes përdorimit të strajcave, raporton EO.

 

 

Sadete Dubova nga “Handikos”, tha se kanë punuar 3 mijë strajca dhe se në qepjen e tyre kanë marrë pjesë dhjetë persona me nevoja të veçanta.

\RTV-Okarina\