Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllanë e tij, Enverin, në 16 vjetorin e vrasjes, shkruan Indeksonline.
Përmes një fotografie ku shihen së bashku, Haradinaj tha se i mungon shumë.
“Enver vëlla, shumë shqiptarë të mirë, pas luftës u ndanë padrejtësisht nga ne. Na mungon shumë!”, shkroi ai në Facebook.
Enver Haradinaj u vra më datë 15 prill 2005, teksa po udhëtonte nga shtëpia e prindërve të tij në Gllogjan për në qytetin e Pejës, i shoqëruar nga një mik.
Ai ishte 25 vjeç kur vdiq. Kishte qenë luftëtar i UÇK-së në luftën e 1998-1999, gjatë së cilës ai pësoi një plagë të rëndë në këmbë që i shkaktoi atij një problem të konsiderueshëm në pjesën tjetër të jetës së tij të shkurtër.
\RTV-Okarina\