Ndryshojnë simptomat e Covid-19. Këto janë simptomat e reja

 

Tashmë kanë ndryshuar simptomat e Covid-19. Këto simptoma shoqërohen më pak kollë, por me më shumë lodhje, më pak temperaturë, e më shumë të përzjera e të vjella.

Tashmë shumica e të rinjëve të prekur me Covid-19, ankohen për dobësi të madhe trupore, lodhje, dhimbje të muskujve dhe të barkut, si edhe për të vjella e dhimbje koke.

Krahasuar me një vit më parë, duket se sëmundja i ka mofidikuar pasojat mbi organizmin tonë, dhe gjithmonë e më pak, efekti i koronavirusit po lidhet me problemet respiratore. Një studim britanik i realizuar me porosi të ministrisë së shëndetësisë, tregon nga 19 mijë pacientë të mbajtur nën vëzhgim, pothuajse gjysma nuk paraqesnin më simptomat e zakonshme të lidhura me Covid-19, përfshirë këtu humbjen e shijes dhe të nuhatjes.

 

 

Gjithmonë e më shumë po shfaqen shenja të tilla sit ë vjellat dhe diareja. Kjo valë e re duket se është prekur sidomos moshat më të reja. Shqetësimet e lidhura me aparatin tretës ishin ato që raportoheshin më pak në fillimin e pandemisë, por sot prevalojnë teksa mosha e të sëmurëve është ulur në mënyrë drastike.

/RTV-Okarina/