Vjosa Osmani në një takim kordinues me Mehaj dhe Rama

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në një  takim koordinues Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe Komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjeneral Rrahman Rama, për çështje të mbrojtjes.

 

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së njoftuan Presidenten Osmani lidhur me zbatimin e programeve ekzistuese të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së dhe mbështetjes së ofruar nga shtetet mike.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e realizimit të planit të tranzicionit sipas standardeve të NATO-s, si dhe realizimin e synimit strategjik të Kosovës që të bëhet anëtare e kësaj aleance.

\RTV- Okarina\