Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar që sa më shpejtë, për të mos të thënë urgjentisht të përzgjedhet drejtori i ri i AKI-së. Në ligj është e rregulluar që nuk guxon të jetë në afat më të gjatë se 20 ditë pa drejtor”, ka thënë Musliu.
Kjo kërkesë vjen në mbledhjen e parë, konstituive të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.
Kryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu tha se lënia e lirë e pozitës së drejtorit të AKI-së për kaq muaj është rrezikim i sigurisë kombëtare
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që në një afat sa më të afërt kohor të emërojë drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, institucion ky që është pa shef që prej dhjetorit të vitit të kaluar.
/RTV-Okarina/