Szunyog: Kosova do ta ketë mbështetjen e BE-së në rrugën drjetë përafrimit me Bashkimin Evropian

 

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, përmes një postimi në Twitter, ka falënderuar kryeministrin e vendit Albin Kurti  i cili ka ndarë pikëpamjet e tij dhe planin e tij qeverisës me të.

Ai tutje ka shtuar që BE-ja është e gatshme ta ndihmojë qeverinë e Kosovës në rrugën e saj drejtë BE-së.

 

 

“Faleminderit kryeministrit Albin Kurti që ka ndarë pikëpamjet e tij me Zyrën e BE-së në Kosovë, në lidhje me planet e tij qeverisëse. BE është e gatshme të mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt të përafrimit me BE”, ka shkruar Szunyog.

/RTV-Okarina/