Turqia në izolim në dy javët e para të Ramazanit

 

 

Qeveria turke ka bërë orarin e ri për sektorin publik, ndërsa ka vendosur edhe orën policore.
Presidenti Receep Tayyip Erdogan ka vendosur për izolimin e Turqisë për dy javët e para të muajit Ramazan, me qëllim që të ulë shkallën e lartë të infektureve .

 

 

Turqia tani është në mesin e shteteve që është goditur rëndë nga vala e re e pandemisë.

Deri më tani në Turqi, si pasojë e koronavirusit, kanë vdekur 34 mijë njerëz, por ekspertët besojnë se shifrat mund të jenë edhe më të larta.

Nën këto masa janë ndaluar udhëtimet mes qyteteve, ndërkaq personave mbi moshën 65-vjeçare dhe nën moshën 18-vjeçare u është ndaluar përdorimi i transportit publik.

/RTV-Okarina/