Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valton Prestreshi ka vendosur fotografinë zyrtare të presidentes, Vjosa Osmani.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, teksa ka shkruar “Asgjë më shumë, vetëm duke i zbatuar dispozitat ligjore”.
“Sipas Ligjit për Protokollin e shtetit, neni 20, paragrafi 3, fotografinë e Presidentes Osmani obligohen ta mbajnë në zyra të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
\RTV-Okarina\