Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi, ka propozuar që ora policore të hiqet të paktën deri në përfundimin e muajit të Ramazanit

 

 

 

Kadaj-Bujupi ka thënë se ora policore sot më shumë paraqitet si masë për rikuperimin e mëkateve të fushatës sesa si domosdoshmëri për shëndetin publik.

 

 

“Duke qenë kështu, kjo masë aspak e bazuar në ndonjë hulumtim shkencor, e siç po shihet pa ndonjë rezultat konkret, duhet të pezullohet të paktën deri në përfundimin e muajit të Ramazanit. Agjëruesit e kanë të domosdoshme lëvizjen e lirë pas orës 22:00, në mënyrë që t’i kryejnë ritualet e veta gjatë këtij muaji, për këtë arsye dhe jo vetëm, kjo kërkesë dhe realizimi i saj më së paku do të ishte njerëzore”, ka shkruar Kadaj-Bujupi në Facebook.

/RTV-Okarina/