Vëllezërit rrihen mes vete në Malishevë

 

Në komunën e Malishevës dy vëllezër janë rrahur mes vete , sipas policisë i dyshuari ka goditur në fytyrë vëllaun e tij. I njëjti ka pranuar tretmant mjekësor mirëpo ka refuzuar të kthehet në shtëpi, pasi që ndihet i rrezikuar.

 

 

“Malishevë 12.04.2021-20:00. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se, pas një debati me të dyshuarin mashkull  kosovar -vëllain e tij, i njëjti e ka goditur në fytyrë. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Malishevë, ka refuzuar të kthehet në shtëpi, pasi që ndihet i rrezikuar nga i dyshuari. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë në kërkim të dyshuarit. Rasti është nën hetime”, thuhet në njoftim.

/RTV-Okarina/