Fillon seanca ndaj Haxhiut, Lekajt, Kadaj-Bujupit dhe Baftiut

 

 

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka filluar seanca për shqyrtimin fillestar ndaj ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, deputetit Pal Lekaj dhe ish deputeteve, Besa Baftiu e Donika Kadaj-Bujupi.

Aktakuza e Prokurorisë thotë se të akuzuarit Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj–Bujupi e Pal Lekaj, në shkurt të 2016-ës, kanë futur bombola të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës duke e kryer veprën penale armëmbajtje pa leje .

Ato akuzohen se në shkurt të vitit 2016 kanë futur bombola të gazit në Kuvendin e Kosovës.

 

 

Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku tha se shqyrtimi fillestar është i hapur për publikun dhe mediet.

Të tre ish deputetet, Albulena Haxhiu, Besa Baftiu dhe Donika Kadaj-Bujupi u deklaruan se do mbrojnë veten. Ndërsa, i akuzuari Pal Lekaj tha se mbrohet nga avokati Arianit Koci.

/RTV-Okarina/