Janë kapur mjete monetare të padeklaruara, sot në Prishtinë, në pike kalimin kufitar të Hanit të Elezit.
Oficerët doganor kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të cilat përmes një automjeti të udhëtareve tentuan të futën në Kosovës pa deklarim.
Një automjet që vinte nga Maqedonia është ndaluar për kontroll dhe gjatë kontrollit të hollësishëm në anën e djathtë në sirtar janë hasur tre qese, pas hapjes së të cilave janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlerë totale prej 28,310.00 euro.
Të gjitha mjetet janë konfiskuar dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme. Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit.
/RTV-Okarina/