Meta: Të shuhen edhe fëmijët e mi njësoj si të Adem Jasharit, kur është nevoja për ta mbrojtur Shqipërinë

 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ishte mjaft i ashpër nga Vlora duke folur për situatën në vend dhe zgjedhjet e 25 prillit.

Kreu i shtetit shqiptar u shpreh se para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij.

 

 

“Ka dy institucione që nuk tunden, populli dhe Presidenti i Republikës. Ilir Meta para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij. Edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë”,  tha ai.

\RTV-Okarina\