Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se sot procesi i vaksinimit kundër COVID-19 do të vazhdojë me vaksinimin e të moshuarve të vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar dhe punëtorët socialë që kujdesen për ta, në komunat ku ka Qendra të këtilla: Prishtinë, Suharekë, Skenderaj, Istog dhe Graçanicë.
Gjithashtu, po sot do të vaksinohen edhe pacientët në dializë, ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët, secili në njësinë e vaksinimit të QKMF-së në komunën ku jeton.
Vaksinimi fillon nga ora 08:00-19:30.
Që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19, 10 704 persona (punonjës të institucioneve shëndetësore dhe të moshuar mbi moshën 80 vjeçare), janë vaksinuar me vaksinën Astra Zeneca në Kosovë.
Persona nga këto dy kategori prioritare mund të vaksinohen edhe gjatë ditës së nesërme, krahas pacientëve në dializë.
\RTV-Okarina\