Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë që ende nuk ka datë të caktuar për vendosje të reciprocitetit me Serbinë, duke shtuar se e gjitha vendoset në bazë të parimeve.
Kryeziu në një konferencë për media, tha se “reciprociteti as nuk është nocion i ri për Vetëvendosjen e as për partnerët ndërkombëtarë”.
“Ai është parim themelor i marrëdhënieve mes shteteve dhe buron nga sovraniteti i shtetit dhe këtë askush nuk mund ta kontestojë. Ne jemi të interesuar për marrëdhënie dhe trajtim të barabartë dhe barazi mes shteteve”.
“Mendoj që askush nuk duhet të ndihet në siklet apo i kërcënuar nga vendosja e reciprocitetit”, shtoi ai.
\RTV-Okarina\