Qytetarë të shumtë janë mbledhur para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), duke pritur për t’u pajisur me vulë apostile.
Pavarësisht pandemisë, distanca fizike, si masë për parandalimin e kësaj sëmundjeje, nuk është respektuar nga qytetarët.
Policia disa herë ua ka tërhequr vërejtjen atyre që po prisnin në radhë që të ruajnë distancën.
Zeqir Zogaj i tha “Ekonomisë Online” se ka arritur që vetëm të bëjë termin dhe se i është thënë se të mërkurën duhet të jetë në MPJD në orën 07:00 të mëngjesit.