Glauk Konjufca uron muajin e Ramazanit

 

 

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Konjufca duke i uruar besimtarët myslimanë, duke thënë që muaji i Ramazanit të jetë muaj i paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit mes njerëzve.

 

 

“Muaji i shenjtë i Ramazanit nuk është vetëm muaj i agjërimit, por edhe i sakrificës dhe i dashurisë njerëzore. Për besimtarët islam dhe gjithsecilin që beson në vlerat njerëzore”, ka thënë Konjufca.

Më tej në urimin e tij, kryparlamentari ka shtuar se “të gjithë ne jemi të bashkuar për ta fituar betejën me Covid-19 dhe për ta bërë Kosovën vend më të mirë, vend ku humanizmi është vlerë mbizotëruese”.

“Të gjithë myslimanëve ua uroj Muajin e Ramazanit dhe dëshiroj që të jenë sa më vullnetfortë, zemërbardhë e të lumtur gjatë këtij muaji të shenjtë. Agjërim të lehtë!”, kështu u shpreh  kryetari i Kuvendit , Glauk Konjufca.

/RTV-Okarina/