Kryetari Jashari uron Ramazanin: Do të mbështesim familjet në nevojë që t’i kenë sofrat e mbushura gjatë këtij muaji të agjërimit


Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në llogarinë e tij në “facebook” ka uruar fillimin e muajit të Ramazanit.

“Me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, ju uroj nga zemra agjërim të lehtë e të pranuar.
Muaji i Ramazanit është muaj i mëshirës, faljes e sakrificës, tolerancës, solidaritetit e ndihmës vellazërore.” ka shkruar Jashari

Gjithashtu Jashari tha që do ti ndihmojn famijet në nevojë të Komunës së Skenderajt.

“Si në vitet e kaluara edhe këtë vit si komunë bashkë edhe me donatorë, humanistë, do të mbështesim familjet në nevojë që t’i kenë sofrat e mbushura gjatë këtij muaji të agjërimit.” shtoi ai

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëkombas të besimit islam, motra e vellëzer,
Me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, ju uroj nga zemra agjërim të lehtë e të pranuar.
Muaji i Ramazanit është muaj i mëshirës, faljes e sakrificës, tolerancës, solidaritetit e ndihmës vellazërore.

Uroj që në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit të mbizotërojë paqja e shëndeti mbi të gjithë!

Si në vitet e kaluara edhe këtë vit si komunë bashkë edhe me donatorë, humanistë, do të mbështesim familjet në nevojë që t’i kenë sofrat e mbushura gjatë këtij muaji të agjërimit.

Urime!