Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, është takuar me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Përmes një postimi në “Twitter”, Kosnett njofto që e ka cilësuar si të mirë takimin e sotëm me Sveçlën me ç`rast ka shtuar se gjatë takimit janë diskutuar çështjet anti-korrupsion, sundimi i ligjit dhe qeverisja.
“Të inkurajuar të dëgjojmë angazhimin e qëndrueshëm të qeverisë për të çuar përpara qëllimin e drejtësisë së barabartë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e tij në Twitter.
/RTV-Okarina/