Kryetari i Komunës së Skenderajt,Bekim Jashari sot bashkë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asambleistë, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, në 22 vjetorin e rënies, bëmë homazhe tek varri i dëshmorit Afrim Gashi në Kryshec, Daut Dervishi në Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Marinë si dhe të Hajdin e Besim Feka në Likoc.
Jashari me këtë rast ka thënë se e kemi për obligim që të bëhemi bashkë për të jetësuar amanetin e dëshmorëve duke zhvilluar shtetin tonë.
Gjithashtu Jashari në Likoc, ka vizituar edhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vendin e trimërisë e luftës për çlirim.
“Në Likoc, vizitova edhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vendin e trimërisë e luftës për çlirim.
Dëshmorët dhe martirët e Lirisë janë pjesë e historisë sonë të lavdishme, nderimi për ta është obligim i ynë moral e institucional.
Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!” shkroi ai
Postimi i plotë:
Bashkë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asambleistë, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, në 22 vjetorin e rënies,…
Posted by Bekim Hamëz Jashari on E hënë, 12 April 2021