91 vjeçari nga Istogu që ka agjëruar 77 Ramazanë, e nis edhe Ramazanin e 78-të

Në xhamitë e Kosovës sonte është falur namazi i teravisë e parë që shënon edhe fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslimanë.

Për të dytin vit radhazi besimtarët myslimanë e nisin muajin e shenjtë të Ramazanit duke iu përshtatur kushteve të diktuara nga pandemia, shkruan Reporteri.net.

Megjithatë, besimtarët myslimanë vazhdojnë të agjërojnë muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Osman Mavraj është 91 vjeçari nga Vrella që ka agjëruar 77 Ramazana.

Ai tha në “Alarm” në ATV se është gati për ta agjëruar Ramazanin e 78-të.

“Atëherë kur jemi konë të ri, Ramazani u konë ma i mirë, ma lezet. Tash është ma lehtë me agjëru”, u shpreh Mavraj ndër të tjera.