88 vite më parë lindi Nexhmije Pagarusha e njhur si “Bilbili i Kosovës”

 

Më 7 maj të vitit 1933 u lind Nexhmije Pagarusha, që më pas përmes këndimit, u bë e njohur si Bilbili i Kosovës.

Ajo nuk i takon një zhanri të caktuar, por është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

Një ndër kryeveprat e saj më të njohura është “Baresha”, e kompozuar nga burri i saj Rexho Mulliqi dhe e shkruar nga Rifat Kukaj.

 

 

Në vitin 2012, ajo u dekorua me “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë.

Më 7 shkurt të vitit 2020, Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.

\RTV-Okarina\