81 persona në hospitalizim, 61 prej tyre me oksigjeno-terapi në spitalin e Gjilanit

 

Është mbajtur takimi i Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Ismajli ka njoftuar se Gjilani aktualisht ka 541 raste aktive, derisa theksoi se 81 persona janë në hospitalizim, 61 prej të cilëve me oksigjeno-terapi.

Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19.

 

 

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19757 mostra, 6105 kanë rezultuar pozitivë, 5433 janë shëruar, 133 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 541 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 81 persona.

\RTV-Okarina\