Policia e Kosovës është duke vazhduar me zbatimin e Ligjit për pandeminë COVID-19.
Gjatë 24 orëve, policia ka shqiptuar 801 tiketa në bazë të këtij ligji, për të gjithë ata që nuk kanë respektuar masat antiCOVID-19.
Dje në vendin tonë janë konfirmuar 774 raste të reja me coronavirus, si dhe janë raportuar 4 raste të vdekjes.
Kujtojmë se ditë më parë në Kosovë kanë arritur edhe 24 mijë dozat e para të vaksinës antiCOVID, dhe tashmë ka nisur procesi i vaksinimi i qytetarëve.
\RTV-Okarina\