8 milion euro investime nga KEDS në Skenderaj gjatë viteve 2021-2022

8 milion euro investime nga KEDS në Skenderaj gjatë viteve 2021-2022, këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Jashari  tregoi se sot ka pritur  në takim drejtorin për investime në KEDS, Hasan OZ, bashkë me ekipin e tij, me të cilët biseduam rreth bashkëpunimit në avancimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve të komunës sonë.

Kryetari tregoi se në këtë takim ka marrë lajmin që KEDS ka miratuar kërkesat e Komunës sonë.

“Sipas kërkesave që kam bërë gjatë vitit të kaluar, në këtë takim nga z. Oz mora lajmin që KEDS ka miratuar kërkesat tonë për investime në komunën tonë dhe kështu gjatë këtij vitit kjo kompani do të investojë në rrjetin elektrik 5.5 milion euro, ku do të përfitojnë 8500 konsumator të komunës sonë” shkroi ai

Gjithashtu Jashari falënderoi KEDS-in në emër të qytetarve të Skenderajt

“Në emër të qytetarëve të komunës së Skenderajt, falënderova KEDS-in për bashkëpunimin dhe investimet që do t’i bëjnë një komunën tonë sipas kërkesave që kam adresuar tek kjo kompani.” shkroi ai