Nga ora 09:00 e ditës së sotme, deri nesër (e shtunë) në të njëjtën kohë, në pistën e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” në Sllatinë, pritet të aterojnë rreth 70 aeroplanë nga vende të ndryshme të botës.
Fluturime do të ketë më së shumti nga Zvicra e Gjermania, por edhe nga Anglia, Suedia, Belgjika, Turqia e vende tjera.
Javët e fundit është rritur dukshëm numri i udhëtarëve në ANP “Adem Jashari” të cilët po e shfrytëzojnë këtë portë kufitare për të kaluar pushimet në Kosovë.
\RTV-Okarina\